Prishtinë – Gjuajti gjësende nga dritarja e rrezikoi kalimtarët, arrestohet i dyshuari!

Mbrëmë në Policinë e Kosovës është raportuar se një person nga dritarja e banesës së tij ka hedhur gjësende të forta, ku ka rrezikuar kalimtarët e rastit.

Rasti ka ndodhur në Prishtinë, ku Policia ka arrestuar personin dhe e ka dërguar në mbajtje për 24 orë.

Gjithashtu, i dyshuari është dërguar edhe në psikiatri për tretman mjekësorë, pasi që dyshohej se kishte probleme.

“Prishtinë, 08.05.2021-18:37. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që nga banesa e tij, kati i katërt nga dritarja kishte hedhur gjësende të forta ku kishte rrezikuar kalimtarët e rastit. Në vendin e ngjarjes kanë dal policia ndërsa i dyshuari e kishte mbyllur dhe nuk kishte pranuar për ta hapur derën. Me ndihmën e vëllait te tij është hapur dera e banesës dhe i dyshuari është arrestuar dhe fillimisht ishte dërguar në Psikiatri, për tretman mjekësorë, pasi që dyshohej se i dyshuari ka probleme. Pas tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”.