Prishtinë/ Gjithçka gati në “Fadil Vokrri”, pas pak orësh këtu zbresin Kosova dhe Greqia FOTO

Sonte me fillim nga ora 20:45, do të zhvillohet takimi ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, duel ky në kuadër të grupit C në Ligën e Kombeve.

Djelmoshat tanë do të mundohen që me gjitha forcat ta mposhtin Greqinë sonte.

Edhe pse me një formacion me pak zgjedhje, shkaku i procedurave me Covid-19 dhe futbollistëve të lënduar, Challandes do të mundohet të vendos 11-shen më të mirë në fushë e stadiumit “Fadil Vokrri” që para ndeshjes duket në gjendje përfekte.

Më poshtë pamjet: