Një person ka raportuar në Polici se dy persona tjerë e kanë rrëmbyer atë.

Sipas Policisë, të dyshuarit kishin kërkuar një shumë parash, të cilat pretendonin se ua kishte borxh viktima.

“Prishtinë 09.10.2022-22:37. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuar meshkuj (të njohur për të) e kishin rrëmbyer atë. Të dyshuarit kishin kërkuar një shumë parash, të cilat pretendonin se ua kishte borxh viktima. Rasti është duke u hetuar nga njësitet relevante policore”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.