Prishtinasja gjen një shumë të madhe të parave, kërkon ndihmë për ta gjetur personin që i kanë humbur

Një qytetare nga Prishtina ka gjetur sot një shumë të konsiderueshme të parave në kryeqytet.

Përmes një postimi në grupin “Network Prishtina”, ajo ka kërkuar ndihmë për gjetjen e pronarit të parave.

“Përshëndetje, sot tek ‘Princi’ nën kurriz ka humbur një shumë e konsiderueshme e parave, kujt i kanë humbur le të lajmërohet në msg”, ka shkruar ndër të tjerash në postimin e saj.

Ajo ka thënë se personit që i kanë humbur paratë duhet ta dijë shumën që i ka humbur.