Një grua në Prishtinë ka raportuar mbrëmë në Polici se ish-bashkëshorti i saj ka tentuar t’ia marrë me forcë fëmijët, duke e sulmuar atë fizikisht.

Pas kësaj, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuarin.

“Prishtinë 08.05.2019-21:20. Ankuesja femër K-Shqiptare ka njoftuar se ish-bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull K-Shqiptar e ka tentuar ë ti marr me forcë fëmijët duke e sulmuar fizikisht viktimën .I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.