Prishtinasi e lëndon veten me thikë, pastaj e thirr policinë dhe thotë se e kanë sulmuar katër persona

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë një person, pasi që i njëjti pasi i kishte shkaktuar vetes plagë me thikë, e kishte thirrur policinë dhe kishte thënë se është sulmuar nga katër persona.

Sipas policisë pas sigurimit të video-incizimeve është konstatuar se i dyshuari nuk është sulmuar prej askujt, por i kishte shkaktuar vetës lëndime trupore duke e gërvishtur vetën me një mjetë të fortë (thikë).

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Rr .Ilir Konushevci, Prishtinë, 26.04.2021-21:35.Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti  ka raportuar për një rast lëndim trupor të shkaktuar ndaj tij prej katër të dyshuarve meshkuj kosovarë. Pas zhvillimit të hetimeve me urdhër të prokurorit janë siguruar video-incizime në vendin e ngjarjes dhe është vërtetuar se i dyshuari nuk është sulmuar prej askujt, por i kishte shkaktuar vetës lëndime trupore duke e gërvishtur vetën me një mjetë të fortë (thikë). Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje .