Prishtinasi bie nga çatia e shtëpisë, policia jep detaje (FOTO)

Në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, një person ka rënë nga çatia e shtëpisë, si pasojë e kësaj, S.S ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 16:00, ndërkaq rastin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 16:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë, një person ka rënë nga kulmi i një shtëpie, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor. Me këtë rast lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull, S.S, i cili është dërguar në QKUK”, ka thënë Ahmeti.

Ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarje, ndërkaq me rastin po merren njësitet përkatëse.