Futboll

Prishtina – St Joseph’s, zbulohet çmimi i biletave

FC Prishtina e ka zbuluar çmimin e biletave për ndeshjen parakualifikuese të Europa Leagues ndaj ekipit nga Gjibraltari, St Joseph’s, që do të luhet më 27 qershor.

FC Prishtina do të luajë përsëri në Europa League këtë sezon.

Bardhekaltrit do ta nisin prapë eksperiencën evropiane përmes fazës parakualifikuese.

Ata do ta presin në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet më 27 qershor ekipin nga Gjibraltari, St Joseph’s.

Dhe, klubi më i madh kosovar e ka zbuluar edhe çmimin e biletave për këtë ndeshje, e cila do të fillojë në orën 20:30.

Biletat do të dalin në shitje në ditën e ndeshjes përreth stadiumit.

Biletat kushtojnë:

3 euro – tribuna veriore.

5 euro – tribuna lindore.

8 euro – tribuna perëndimore.

15 euro – tribuna VIP