Prishtina shkarkon Mirel Josën

Mirel Josa nuk është më trajner i Prishtinës.

Pas dy sezonesh në kryeqytet, ai është ndarë me marrëveshje të dyanshme me krerët e klubit.

“Mirel Josa nuk është më trajner i Prishtinës. Jemi nda me marrëveshje të dyanshme. Pra, jemi nda në mënyrë paqësore me trajnerin nga Shqipëria të cilin e falënderojmë për punën profesionale që ka bërë. Sigurisht rezultatet jo të mira, janë ato që na kanë sjell deri këtu. Ndonjëherë kur nuk shkon, më mirë është të ndërpritet bashkëpunimi”, ka deklaruar Afrim Muçiqi për KTV-në.

loading…