Basketbollisti amerikan Tyron Harris është përforcimi më i ri i skuadrës bardhekaltër.

31 vjeçar vjen në kryeqytet pas përvojës në shtete të ndryshme si Bosnje, Maqedoni Veriore, Turqi dhe Rusi.

“Harris në sezonin 2020/21 është shpallur MVP i sezonit në Ligën Ballkanike me skuadrën TFT, me mesatare 18.6 pikë, 7.5 asistime. Së fundmi Harris ka qenë pjesë e skuadrës Dynamo Vladivostok në Rusi.

Welcome to the Home Of Champions, Tyron”, ka shkruar KB Prishtina. /Ballkani.info