Prishtina plot emocion, Dardanët nisen drejt stadiumit

Ora po afron, emocionet e përballjes Kosovë – Mali i Zi sa shkojnë e rriten.

Janë tifozët zyrtarë të Kosovës, ‘Dardanët’, që tashmë janë nisur në drejtim të stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Me stemat e tyre, me flamuj të Kosovës e më këngë shqipe, ‘Dardanët’ kanë marrë rrugën që dërgon në tempullin e Kosovës, që mban emrin e legjendës Fadil Vokrri’.

Kosova me fillim nga ora 20:45 në ‘Fadil Vokrri’, zhvillon ndeshjen kualifikuese për Euro 2020 përballë Malit të Zi.

Skuadra e Bernard Challandes ka nevojë për fitore për të mbajtur gjallë ëndrrën Euro 2020. Përveç angazhimit të madh në fushë, Kombëtarja e Kosovës ka nevojë edhe për mbështetje të madhe nga tribunat.