Prishtina nuk licencohet, Dukagjini në garat evropiane dhe Drita luan nga raundi i dytë

Prishtina nuk licencohet përkundër ankesës në CAS të Komitetit Olimpik.

Klubi kryeqytetas ka fituar Kupën e Kosovës, por nuk do të luaj në arenën ndërkombëtare pasi nuk janë licencuar nga FFK fillimisht, por as ankesat e tyre nuk janë pranuar.

Gazeta Olle mëson se Prishtinës i është kthyer përgjigja negative mbrëmjen e së mërkurës. Ndërkohë me anë të një emaili Dukagjini është njoftuar se do të luaj në garat evropiane pasi ka zënë vendin e katërt në kampionat.

Njoftimi i ka shkuar edhe skuadrës së Dritës, që do të luaj nga raundi i dytë i Ligës së Konferencës.