Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Prishtinë një femër dhe një mashkull janë rrahur në mes vete, pas një mosmarrëveshje familjare.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, gjatë ditës së djeshme rreth orës 14:00, pas një mosmarrëveshje familjare ka ardhur deri te përleshja fizike mes të dyshuarës femër kosovare dhe të dyshuarit mashkull kosovar.
Nuk raportohet për të lënduar.
Raporti i plotë i Policisë së Kosovës:
Prishtinë, 27.04.2020-14:00. Pas një mosmarrëveshje familjare ka ardhur deri te përleshja fizike mes të dyshuarës femër kosovare dhe të dyshuarit mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.







