Foto

Prishtina në kushte stuhie tipike të borës, ndjesia për temperaturat deri -8 shkaku i erës veriore

Prishtina Weather ka shkruar se ashtu siç kishin parashikuar, Prishtina ndodhet në kushte të një stuhie tipike të borës apo ”snow blizzard”.

Temperaturat aktuale janë -1 e -2 gradë celsius. Shkaku i erës së ftohtë që frynë nga veriu e veriperëndimi, ndjesia për temperaturat është deri -8.

“25.11.2023, 16:30 – Siç edhe kemi parashikuar ditë më parë, në Prishtinë kushte të një stuhie tipike të borës, apo snoë blizzard.  Temperatura momentale -1C e -2C. Dukshmëria më pak se 500m.  Erëra të ftohta nga veriu e veiperëndimi deri në 12 e 13m/s.  Windchilli -8C.  Era na jep ndjesinë që temperaturat janë edhe deri në -8C”, shkuran Prishtina Weather.