Prishtina mposht Bashkimin, dy ekipet ne plejof

Prishtina e ka konfirmuar pjesëmarrjen në plejof pasi të shtunën ka mposhtur Bashkimin me rezultatin 89:82.

Ndeshja e xhiros së 28-të, e fundit për pjesën rregullt të sezonit e zhvilluar në Prishtinë, ka përcaktuar që kryeqytetasit dhe Bashkimi të vazhdojnë garat në plejof. Me fitoren e Prishtinës është konfirmuar se Trepça do të luaj në plejout derisa Vëllaznimi bie nga Superliga edhe pse ka një ndeshje me pak te luajtur.

Te Prishtina me efikasi ishte Tevin Mack me 38 pikë katër asitime dhe tri kërcime. Te kryeqytetasit me pikë dyshifrore e mbylli edhe Nigel Jonson (19), Edmon Azemi (11).

Te Bashkimi, u veçua Julian Hamati me 14 pikë dhe 11 kërcime.