Sot, në Gjenevë të Zvicrës, është hedhur shorti për rrethet e para eliminatore të Ligës së Kampionëve, ku klubi i basketbollit Prishtina i ka mësuar kundërshtarët e radhës.
Në rrethin e parë eliminator, Prishtina do të përballen me Legia Warsaw nga Polonia.
Ndeshja e parë do të zhvillohet më 17 shtator në Prishtinë, kurse ajo e kthimit më 20 shtator.

Nëse skuadra e Prishtinës e kalon Legian, atëherë do të ballafaqohet me skuadrën ruse, Nizhny Novgorod.
Ndeshjet ndaj skuadrës ruse do të zhvillohen më 26 dhe 29 shtator. Nëse Prishtina e kalon edhe këtë kundërshtar do të luajë në grupe. Bardhekaltrit do të jenë në Grupin C.
Në Grupin C do të luajnë Riga, Peristeri, Gaziantep, Tenerife, Cez Nymburk, Bamberg dhe fituesi Benfica/Groningen/Mornar. Pra, Benfica do të ndeshet me Groningen e më pas fituesi me Mornarin dhe fituesi kualifikohet ne Grupin C.
Në grupe do të jenë 32 skuadra, që janë ndarë në katër grupe me nga tetë ekipe, ku katër të parat kalojnë tutje.







