Komuna e Prishtinës

Prishtina me 366 kontejnerë të rinj, priten edhe mbi njëmijë të tjerë

366 kontejnerë të rinj do të vendosen së shpejti në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Lajmi është bërë i ditur nga Drejtoria e Shërbimeve Publike e Komunës së Prishtinës përmes një postimi sot në Facebook.

Drejtoria e Shërbimeve Publike po ashtu ka bërë të ditur se brenda muajit prill do të shtohen edhe mbi 1.000 kontejnerë të tjerë.

Komuna e Prishtinës në nëntor 2022 kishte marrë vendim për vendosjen e 1.400 kontejnerëve të rinj në kryeqytet për t’i zëvendësuar ata aktualë me një tjetër model të ri.