Prishtina mbetet me orë policore, por ndryshohet orari i lëvizjes

Qeveria e Republikës së Kosovës, në krye me shefin e saj në detyrë, Avdullah Hotin, ka marrë vendim që të aprovojë propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë, lidhur me lehtësimin e masave anti-COVID.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate drejtuar medieve nga Zyra e Kryeministrit.

Masat janë lehtësuar për disa sektorë, duke vënë në theks edhe zgjatjen e orarit të qarkullimit në bazë të masave nëpër komuna me rrezik të ulët, të mesëm e të lartë.

Prishtina aktualisht mbetet në kategorinë me rrezik të lartë me mbi 150 të infektuar për 100 mijë banorë brenda javë.

Për dallim nga komunat tjera me rrezik të ulët dhe të mesëm, ku nuk ka pengesë për lëvizjen e qytetarëve, prishtinasëve u lejohet lëvizja deri në orën 21:30, ndërsa kufizohet lëvizja e tyre mes orës 21:30 deri në orën 05:00.