FFK

Prishtina, Liria dhe trajneri i Dukagjinit mund të dënohet nga Disiplinori i FFK-së

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka kërkuar deklaratë shtesë nga FC Prishtina, FC Liria dhe trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku për veprimet e tyre josportive në ndeshjet e fundit.

Prishtina po hetohet për shkak të tifozëve që kanë hedhur mjete piroteknike në ndeshjen ndaj feronikelit ’74, derisa Liria për shkak që tifozët prizrenas në ndeshjen ndaj Ballkanit kanë goditur me shkrepës gjyqtarin anësorë.

Deklaratë në FFK duhet të dërgojë edhe Armend Dallku pasi ishte prezentë për disa minuta në ndeshjen Dukagjini – Malisheva derisa nuk kishte të drejtë pasi nuk ishte i evidentar në protokollin zyrtarë për shkak që kishte 4 kartonë të verdhë.

Më poshtë gjeni vendimet komplete të FFK-së:

V E N D I M E

FC ”Prishtina”. Në min 8, 11 dhe 17 të ndeshjes, tifo grupi ”Plisat”, hudhin mjete piroteknike në fushën e lojës. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Prishtina-Feronikeli 74. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i FC “Prishtina“. Afati datë 16.02.2024 ora 13:00.

KF ’Liria’. Në min 35 të ndeshjes nga tribuna, simpatizuesit e KF ”Liria”, godasin me shkrepës në shpinë gjyqtarin kryesor të ndeshjes. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Liria-Ballkani. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga përfaqësuesi për siguri i KF “Liria“. Afati datë 16.02.2024 ora 13:00.

Kryetrajnerit të KF ”Dukagjini”, Armend Dallku nr ID 000613M83. Edhe pse nuk ishte i evidentuar në protokolin zyrtar të ndeshjes (kishte 4 kartona të verdhë), i njëjti ishte prezent për 2 – 3 minuta në tunelin e stadiumit. Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Dukagjini-Malisheva dhe xhirimeve televizive. Bazuar në nenin 32 paragrafi 1 të Rregullores disiplinore kërkohet deklaratë shtesë nga kryetrajneri i KF “Dukagjini”, Armend Dallku. Afati datë 16.02.2024 ora 13:00.