“Prishtina jonë po i ngjan një metropoli”, LVV mburret për ngjarjet në kryeqytetin e drejtuar nga Përparim Rama

Lëvizja Vetëvendosje në Facebook ka shpërndarë një fjalim të deputetes së tyre, Adriana Matoshi, ku ajo foli për organizimin e festivaleve në kryeqytetin e Kosovës. Në videon e fjalimit të deputetes së VV-së flitet për ngjarjet kulturore në Prishtinë me përshkrimin “Prishtina jonë po i ngjanë një metropoli” duke u mburrur sikurse kryeqyteti të qeverisej nga Vetëvendosje.

“Prishtina jonë po i ngjanë një metropoli me festivale si Manifesta, Gastronomy Festival, Ramë Lahaj International Opera e prej sot edhe Sunny Hill Festival. E të gjitha këto na kanë bërë pjesë në ballinat e gazetave e portaleve ndërkombëtare. Kosova po promovon vlera, art, mikpritjen shqiptare. Arti është pasqyra më e mirë e një shteti, arti është investimi më i mirë i një shteti, është promovimi më i mirë i një vendi e shoqërie”, ka thënë ndër të tjera deputetja Matoshi.

Në tetor të vitit të kaluar, VV humbi zgjedhjet në Prishtinë, ku kandidati i LDK-së, Përparim Rama e mundi Arben Vitinë e LVV-së.