Skuadra e Prishtinës ka shënuar fitore të thellë 4:0 ndaj Llapit, në ndeshjen e javës së tretë në Superligë.

Golat për ekipin vendas i shënuan: Diatta (2), Krasniqi dhe Arjanit Fazlija.

Me këtë fitore, Prishtina shkon në kuotën e gjashtë pikëve, pasi i ka luajtur vetëm dy ndeshje deri tani.

Kurse, skuadra e Tahir Batatinës mbetet me zero pikë në pozitën e fundit në tabelë.