Prishtina ka siguruar fitore me rezultat 3-0 në ndeshjen e Superligës së Kosovës kundër Flamurtarit. Kjo fitore bën që Prishtina të ngritet në pozitën e dytë në tabelën e IPKO Superligës.
Meriton Korenica i shënoi dy gola në këtë ndeshje, në minutën e 16-të dhe të 56-të. Ndërsa, goli tjetër i ndeshjes u shënuar nga Mario Morina në minutën e 22-të.
Prishtina pati shumë raste të mira gjatë kësaj ndeshjeje dhe mund të kishin fituar me rezultat edhe më të thellë.
Këto tri pikë bëjnë që Prishtina të ngritet në pozitën e dytë në tabelën e IPKO Superligës së Kosovës, me pesë pikë pas Feronikelit dhe dy pikë para Llapit.
Në anën tjetër, Flamurtari mbetet në pozitën e nëntë dhe rrezikon të bie në Ligën e Parë, nivelin e dytë të futbollit në Kosovë.

Në fundjavë, Prishtina do të përballet me Ballkanin në Suharekë, ndërsa Flamurtari do ta presë në Prishtinë Feronikelin.







