Basketboll

Prishtina, e vendosur ta nis vitin furishëm

Bardhekaltrit synojnë ta kenë një vit tjetër të suksesshëm në garat ndërkombëtare dhe ato vendore.
Z Mobile Prishtina është e vendosur ta nis vitin 2019 furishëm.

Bardhekaltrit do t’i kthehen parketit më 9 janar, kur do të luajnë në Turqi ndaj ekipit Pinar Karsiyaka në kuadër të rrethit të dytë të fazës së grupeve të FIBA Europe Cup.

Prishtinasit e siguruan kualifikimin historik në fazën e dytë të këtij kompeticioni, ndërsa tash do ta kërkojnë fitoren e dytë në grupin përkatës.

“Rikthehemi të luajmë në FIBA Europe Cup. Me datën 9 janar luajmë në Turqi kundër Pinar Karsiyaka.

HajdePrishtinë”, ka shkruar klubi Bardhekaltër në rrjetet sociale.

Ndërkohë, klubi më i madh në vend vendosi të tërhiqet nga garat në Ligën Ballkanike, ku megjithatë nuk e kishte zhvilluar asnjë ndeshje këtë edicion për shkak të orarit të ngjeshur, pasi kishin angazhime në kampionatin vendor dhe në Champions League shkurtimisht e më pas edhe në FIBA Europe Cup.