Prishtina e Re është zhvendosur në Bansko për të vazhduar fazën përgatitore.

Në kuadër të përgatitjeve sa më të mira për edicionin e ri, skuadra bardhekaltër sot ka udhëtuar në Bansko, aty ky do të qëndrojnë për disa ditë, me ç’rast do të zhvillojnë edhe disa ndeshje miqësore.

Sot është zhvilluar seanca e parë stërvitore në kushte dhe një atmosferë përfekte!

Kryeqytetasit kanë vetëm një synim para vetës, dhe ajo është inkuadrimi në Superligë. /Ballkani.info