Prishtina e mund edhe Flamurtarin

Prishtina ka vazhduar me ecurinë e fitoreve në Superligën e Kosovës.

Skuadra e Armend Dallkut pas triumfit në derbi ndaj Dritës, ka mposhtur sonte rivalin lokal Flamurtarin.

Në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, vendasit fituan me rezultat të pastër 2:0.

Dy golat e fitores Prishtina i shënoi në pjesën e parë përmes Meriton Korenicës (’43) dhe Armend Thaqit (’45).

Edhe në pjesën e dytë Prishtina ishte më dominuese, por që asnjëra prej skuadrave nuk arritën të shënonin gola tjerë.

loading…