Prishtina ka shënuar fitore të thellë 8:1 ndaj Ferizajt të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqendër.

Meriton Korenica (11’, 48’ dhe 59’) ka realizuar “hat-trick”, ndërsa nga një gol e kanë shënuar Ahmed Januzi (30’), Diar Miftaraj (47’), Endrit Krasniqi (65’), Otto John (69’) dhe Kreshnik Uka (78’). Për Ferizajn golin e vetëm e shënoi Altin Ibrahimi (17’).

Prishtina pas 23 ndeshjeve i ka mbledhur 44 pikë, dy më pak se liderja Drita dhe një më pak se Ballkani që zë vendin e dytë.