Prishtina e bllokuar (FOTO)

Reshjet e borës gjatë pasdites kanë vështirësuar edhe qarkullimin në komunikacion.

Qytetarët janë ankuar se rrugët nuk janë mirë të pastruara

Por zyrtarë nga ministria e Infrastrukturës thonë se të gjitha ekipet janë në terren dhe se po punojnë pa ndalë në pastrimin e rrugëve.

“Vetëm disa rrugë në Gjakovë janë më keq për shkak se sasia e borës atje është më e madhe, por edhe atje po punohet që rrugët Dol-Gjakovë dhe Gjonaj-Has të pastrohen”.

Sipas ministrisë, autostradat dhe rrugët regjionale janë të kalueshme dhe se po pastrohen gjatë gjithë kohës.

Vështirë në orët e mbrëmjes janë krijuar në Prishtinë. Kolona të gjatë dhe reshjet e vazhdueshme të borës e kanë bllokuar gati tërësisht qytetin, shkruan Ballkani.info.

Rruga kryesore që e lidh Fushë Kosovën me Prishtinë është gati e paralizuar në lagjen “Dardania”.

Shumë automjete kanë mbetur të bllokuara.

Në anën tjetër, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se kompanitë për pastrimin e borës janë vënë në lëvizjes pas reshjeve të orëve të fundit. /Ballkani.info/