Prishtina dhe Ferizaj prijnë me numrin më të madh të të infektuarve me koronavirus

Ka shkuar në 5 mijë e 735 numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 489 mostra të marra nga SHSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 118 raste pozitive, kështu duke e çuar në 5 mije e 735 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me koronavirus.

Po ashtu IKSHPK-ja ka bërë të ditur se Prishtina vazhdon të jetë komuna me më së shumti të prekur me koronavirus, ku vetëm në 24 orët e fundit, në kryeqytet janë regjistruar edhe 48 raste të reja.

“Rastet pozitive janë nga:komuna Prishtinë 48 raste, komuna Ferizaj 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Drenas 7 raste, komuna Pejë 7 raste, komuna Mitrovicë 6 raste, komuna Prizren 4 raste, komuna Gjilan 4 raste, komuna Gjakovë 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Viti 3 raste, me nga 2 raste komunat: Kaçanik, Skenderaj dhe Vushtrri dhe me nga 1 rast komunat: Han i Elezit, Kamenicë, Klinë, Kllokot, Lipjan, Obiliq dhe Suharekë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.