Derbi i sotëm ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit ka përfunduar me barazim pa gola.
Nga ndeshja e sotme, më e kënaqur doli Ballkani e cila kishte ardhur për një pikë dhe në fund e mori.
Edhe pse ndeshja ishte jashtëzakonisht e fortë, ajo nuk prodhoi shumë raste shënimi, ndërsa ky rezultat tani mban katër skuadra në krye të tabelës me vetëm 3 pikë dallim nga e para te e katërta.

“Duhet theksuar se Prishtinës iu është anuluar gol i pastër në minutën e 73-të për pozitë jashtë lojës, kurse në minutën e 41-të, Kushtrim Gashi nuk u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Sidoqoftë Prishtina duhet harruar këtë ndeshje sa më parë për t’u përqendruar në ndeshjes e radhës e menjëherë të mërkurën, ndeshje në të cilët e pret Ferizajn po nga ora 17:00 në kuadër të javës 21 dhe pastaj menjëherë në fundjavë udhëton në Gjilan kundër Dritës…”, thuhet në reagimin e FC Prishtinës. /Ballkani.info/







