Prindon Sadriu shërbente si fotograf i Behgjet Pacollit, kjo është fotografia që ia bëri me Ana Bërnabiqin

Zotëriu i parë i Kosovës, Prindon Sadriu i cili me gradën politike është “Ministër Fuqiplotë” në vitin 2018 kur po punonte si Drejtor për Marrëdhënie dy Palëshe dhe Organizata Ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme kishte shërbyer edhe si fotograf i ish-ministrit të jashtëm, Behgjet Pacollit.

Në atë periudhë, kishte bërë bujë mediatike shtrëngimi i duarve të ish-ministrit Behgjet Pacolli me shefen e ekzekutivit në Serbi, Ana Bërnabiq në objektin e OKB-së.

E një detaj që nuk e kishte vënë re askush ishte personi se kush e kishte shkrepur fotografin e këtij takimi të shkurtër.

Nga një video që ishte publikuar, prapa dy personazheve, shihet burri i presidentes Vjosa Osmani që në atë kohë ishte vetëm burri i Vjosa Osmanit duke shkrepur fotografinë me entuziazëm.

Insajderi sjell dhe videon nga ky takim, ky mbrapa shihet zotëriu Prindon Sadriu.

Teksa kjo ngjarje ka ndodhur para 4 viteve, sot për herë të parë me leje të qeverisë Kurti, kryeministrja serbe Ana Bernabiq ka vizituar Kosovën përkatësisht Mitrovicën Veriore.

https://www.youtube.com/results?search_query=ana+bernabiq+takohet+me+behgjet+pacollin

Teksa kjo ngjarje ka ndodhur para 4 viteve, sot për herë të parë me leje të qeverisë Kurti, kryeministrja serbe Ana Bernabiq ka vizituar Kosovën përkatësisht Mitrovicën Veriore.