Prindërit e Rita Orës nisin pushimet në Mal të Zi

Prindërit e Ritës sërish udhëtuan në Mal të Zi për pushime.

Besnik dhe Vera Ora kanë publikuar fotografitë e para nga pushimet e tyre në Mal të Zi.

Ata po shijonin pamjen magjepsëse të liqenit Buna, teksa po drekonin në një restaurant pranë liqenit.

Këto janë pushimet e para të çiftit pas disa muajsh qëndrimi të vetizoluar në Londër, derisa e ëma e këngëtares ishte e angazhuar si vullnetare në vijën e frontit.

Rita Ora para pak ditësh kishte udhëtuar në Francë, ndërsa me t’u kthyer kaloi disa ditë pranë prindërve.