Princi i Monakos vizitë shtetërore në Shqipëri

Vizita shtetërore e Princit të Monakos në Tiranë, me ftesë të Presidentit, Ilir Meta

Alberti II, Princi i Monakos do të zhvillojë vizitë shtetërore në vendin tonë në datat 16-17 tetor 2018.

Alberti II do të pritet me ceremoni shtetërore nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta për të vijuar më pas me bisedimet dypalësh midis dy delegacioneve respektive.

Vizita e Albertit II, do të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi mes ministrive të jashtme të të dy vendeve.

Do të nënshkruhet dhe një marrëveshje financimi mes Fondacionit të Princit Albert II të Monakos dhe Administratës Rajonale të Zonave të Mbrojtura të Vlorës e Shoqatës “Pisha Flamur” për mbrojtjen e burimeve natyrore.