Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se të gjitha akset kryesore të vendit janë të hapura dhe qarkullimi bëhet normalisht.

Sipas ARRSH-së kontraktorët vazhdojnë punën për pastrimin e akseve dhe monitorimin e tyre, ndërkohë është bërë pastrimi i akseve nga materialet që bien në rrugë nga skarpatat.

“Situata është përmirësuar në ato akse që kanë qenë pjesërisht me zinxhir.

Në Rajonin Jugor qarkullohet me zinxhir vetëm në: K/Boboshtice – Dardhe, në 5 km e fundit.

Në Rajonin Verior qarkullohet me zinxhir vetëm në: Ura e Cerenecit-Steblevë, 15 km e fundit te aksit.

Kryqëzim Domaj-Draj Reç”, njofton ARRSH.