Mbrojtësi kolumbian

Prezantohet Murillo: Bëra realitet një ëndërr

Barcelona prezanton përpara mediave dhe tifozëve të saj blerjen e parë të janarit.

Jesion Murillo ish lojtari i Interit, është transferuar nga Valencia te Barcelona në formë huazimi për 6 muaj me të drejtë blerjeje nga ana e katalanasve.

Kolumbiani është një lojtar që premton shumë edhe pse te “Los Che” nuk arriti të shfaqte plotësisht vlerat e tij, megjithatë Murillo konsiderohet një përforcim shumë i vlefshëm për trajnerin Ernesto Valverde në qëndër të prapavijës.

Mbrojtësi, kushtëzuar dhe nga dëmtimet e shumta, nuk ka mundur të jetë këtë sezon protagonist me fanellën e Valencias.

Ndërkohë, Barcelona nga ana tjetër, duket se ka besuar në eksperiencën që ka kolumbiani në La Liga, ku më parë është aktivizuar dhe me Granadan, është bindur për ta afruar.

Murillo foli gjithashtu dhe për mediat për herë të parë si lojtar i Barcelonës, ku normalisht u shfaq shumë i lumtur.

Kolumbiani u shpreh se prezantimi në “Camp Nou” zyrtarisht si lojtar i Barçës, është një ëndërr e kthyer realitet dhe se tani duhet të punojë fort për të dhënë më të mirën për fanellën blaugrana.