Filozofi Afrim Kasolli i ka quajtur “jo të rastëtishshme” pretendimet ekstravagante të Lëvizjes Vetëvendosje se gjoja papunësia në vend “është vetëm 4%”.
Kasolli tha se së paku në të kaluarën e trajtonin votuesin si racional.
Postimi i plotë:
Megjithate pretendimet e partisë ne pushtet se shkalla e papunësisë në Kosove është 4 përqind, me e ulëta ne Evropë, nuk janë të rastësishme.
Ato derivojne nga një besim i saj se çka do qe i ofron opinionit publik ai eshte i “detyruar” ta pranojë.
Dhe ky fakt shpreh edhe nje ndryshim tjeter qe ka ndodhur sa i perket qasjes se pushtetit ne raport me opinionin.
Ne te kaluaren partite politike e trajtonin votuesin e Kosoves si agjent racional. E konsideronin si nje qenie qe lufton per realizimin e interesave individuale. Edhe pse nuk i mbanin premtimet, megjithatë e konsideronin kete force si faktorin kryesor mobilzues. Ato e dinin se shkalla e papunësisë ishte e larte, prandaj te pakten zotoheshin per hapjen e vendeve te reja te punes.
Ndërkohë, sot pushteti aktual po ndjek nje strategji tjeter. E verteta nuk jane hulumtimet e opinioninit publik sikur se ato te UNDP. As te dhenat e Agjencisë se Statistikave te Kosovës mbi shkallen e papunësisë.
Pra thjesht qytetaret nuk jane te vetëdijshem per gjendjen e tyre. Ata duhet te pajtohen me satistikat e pushtetit dhe ta konsiderojne veten te punesuar edhe pse realisht nuk jane. Kjo edhe eshte aryseja se pse pushteti aktual nuk ka nevoje te beje premtime te tilla. Sepse realiteti është ashtu si ai e paraqet.







