Pretendenti i përjetshëm për ministër të Shëndetësisë anashkalon zhvillimet, merret me sport

Haxhi Avdyli, deputeti i listës “Guxo” që është pjesë e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, nuk është marrë sonte shumë me zhvillimet politike në vend.

Ai ka folur për ndeshjen e FC Ballkanit pas fitores në Turqi.

“FC Ballkani me fitoren historike në Turqi, na bëri krenar të gjithëve. Çfarë fitore spektakulare! Urime”, ka shkruar Avdyli në Facebook.

Pretendentit për ministër të Shëndetësisë, Avdylit, nuk i ka interesuar fare të merret me dorëheqjen e Rifat Latifit.

Ndryshe, zyrtari dhe deputeti i Listës “Guxo”, Haxhi Avdyli, kishte dështuar të emërohej ministër i Shëndetësisë, në kohën kur kreu i Qeverisë, Albin Kurti, Rifat Latifin.

Avdyli fillimisht nuk ishte emëruar ministër i Shëndetësisë pas arritjes së koalicionit të “GUXO”-s me Lëvizjen Vetëvendosje, derisa një pozitë të tillë s’ka arritur që ta zë edhe pas largimit të Arben Vitisë.

Kur ishte pyetur në korrik të vitit të kaluar nëse do ta jetë ministër i ri i Shëndetësisë, Avdyli s’kishte konfirmuar asgjë, megjithatë kishte shprehur gatishmërinë e tij për t’u bërë ministër.

“Çdo detyrë që më besohet, veçanërisht ato në sferën ë shëndetësisë, besoj se mund t’i kryej me profesionalizëm”, kishte deklaruar Avdyli.

Ai kishte thënë se nuk është në dorën e tij posti i ministrit, ndërsa kishte treguar se diskutimet janë të vazhdueshme, shkruan Gazeta Insajderi.

“Nuk mund me i konfirmua asgjë, sepse procesi i diskutimeve është i nivelit më të lartë, është i vazhdueshëm por nuk mund ta konfirmoj asgjë sepse kjo nuk është në dorën time por në dorën e atyre të cilët janë vendimmarrës në politikën kosovare sot”, kishte shtuar tutje ai.

Ndryshe, nëntorin e vitit të kaluar Kurti e kishte emëruar Rifat Litifin, ministr të Shëndetësisë. I njëjti pak para se t’i bëj një vjet ka dhënë dorëheqje nga pozita e dikasterit të Shëndetësisë.