Presidentja takohet me Kancelarin Scholz “për t’i dhënë shtytjen finale procesit të liberalizimit të vizave”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, për “t’i dhënë shtytjen finale procesit të liberalizimit të vizave”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Osmani ka thënë se Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë.

“Sot në Potsdam, diskutim me Kancelarin Scholz, për t’i dhënë shtytjen finale procesit të liberalizimit të vizave. Rikonfirmova përkushtimin tonë të plotë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë si dhe për koordinim të ngushtë me aleatët sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë dhe për miqësinë të cilën ne do të vazhdojmë ta forcojmë. ”, ka shkruar Osmani.