Presidentja Osmani udhëton për në Moldavi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Moldavi, ndonëse veriu i Kosovës gjendet mes tensioneve dhe marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë në “teh të thikës”

Lajmin e ka bërë të ditur Presidenca e Kosovës.

“Presidentja Osmani do t’u bashkohet 46 krerëve të tjerë të shteteve të kontinentit evropian si dhe krerëve të institucioneve të BE-së, me qëllim të nxitjes së dialogut politik dhe forcimit të bashkëpunimit për t’i adresuar çështjet më urgjente të sigurisë dhe stabilitetit në Evropë”, thuhet në njoftim.

Një ditë më parë, për shkak të tensioneve të krijuara në veri, kryeministri Albin Kurti e ka shtyrë pjesëmarrjen në Forumin e Bratislavës të quajtur GLOBSEC.