Presidentja Osmani thërret në takim partitë politike, për t’i diskutuar rekomandimet e IKSHPK-së për organizimin e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar partitë për të diskutuar lidhur me organizimin e zgjedhjeve.

Sipas njoftimit, Osmani ka thirrur një takim konsultativ me partitë në mënyrë që të diskutohet për rekomandimin e IKSHPK’së për zgjedhjet lokale.

Takimi do të mbahet me datën 13 shtator në ora 17:00, në Kuvendin e Kosovës.

Ndryshe, së fundi, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka propozuar se zgjedhjet duhet të shtyhen, shkaku i gjendjes pandemike në vend.

“Nuk varet prej meje, por nëse unë do ta thoja mendimin tim personal, unë mendoj se zgjedhjet do të duhej të shtyheshin”, tha kryeparlamentari Glauk Konjufca.