Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ambasadorin amerikan Jeffrey Hovenier, me të cilin ka biseduar mbi zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, si dhe thellimin e bashkëpunimit Kosovë-SHBA në fushën e sigurisë.

Në takim u bisedua edhe për realizimin e projekteve zhvillimore ne fushën e energjetikës në Kosovë me mbështetje nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës.

Osmani dhe Hovenier biseduan edhe për agjendën e takimeve ndërkombëtare te presidentes në vende të ndryshme të botës.