Sonte në ambientet e Shtëpisë së të Moshuarve ‘Jetimat e Ballkanit’ patën nderin të presin në iftar Presidenten e Republikës së Kosovës, znj. Vjosa Osmani, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj dhe stafi i saj.

Ky iftar u shënua si një moment i veçantë për banorët tanë, të cilët e pritën me gëzim dhe respekt të madh këtë vizitë.

Për ta, ky takim nuk ishte vetëm një darkë e përbashkët, por edhe një shenjë e kujdesit dhe vëmendjes institucionale ndaj tyre.

Falënderojmë Presidenten Osmani për këtë vizitë të ngrohtë dhe për mbështetjen e saj ndaj kauzës sonë, thuhet në postimin e Halil Kastratit. /Ballkani.info/