Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ishte e pranishme në prganizimet për nder të 581 vjetorit të besëlidhjes së Lezhës.
Ajo ka ndarë fotografi nga kjo pjesëmarrëje, edhe të shtatores që u përurua po sot, shkruan Ballkani.info.
“Në Lezhën e Besëlidhjes, sot nderuam 581 vjetorin e unitetit shqiptar dhe përuruam shtatoren e Gjergj Kastriotit – simbolit tonë të qëndresës dhe vizionit”, ka shkruar Osmani.
“Historia na mëson se bashkimi është forca jonë më e madhe. Prandaj, sot në këtë qytet të besëlidhjes, u bashkuan zërat nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Lugina e Preshevës, arbëreshët nga Italia e shqiptarë nga treva të tjera shqiptare e nga mërgata, me mesazhin se vepra përbashkuese dhe fryma e Skënderbeut duhet të mbeten busulla jonë kombëtare” shtoi tutje ajo./Ballkani.info/
Postimi:







