Presidentja Osmani mburret me fitoren e xhudistëve kosovarë: Ky është imazhi ynë në botë

Presidentja Vjosa Osmani, po shprehet mirënjohëse ndaj xhudistëve kosovarë, të cilët morën pjesë në Lojërat Mesdhetare ”Oran 2022”, dhe i sollën Kosovës, gjashtë medalje.

”Falemnderit për emocionet që na i dhuruat këto ditë!”, shprehet Osmani mes tjerash, ndërsa shton se këta sportistë, janë imazhi i Kosovës në botë, transmeton Klankosova.tv.

”Me gjashtë medalje, tri të arta dhe tri të bronzta, sportistët tanë po kthehen triumfues në Kosovë.

Këta janë sportistët tanë fantastik, kjo është Kosova, ky është imazhi ynë në botë. Kosovën e nderojnë bashkërisht vajzat dhe djemtë tanë si: Distria, Loriana, Laura, Flaka, Akili, Shpejtimi e shumë të tjerë.

Faleminderit për emocionet që na i dhuruat këto ditë!

#Oran2022”.