Presidentja në Ditën e Bajramit: Le të shërbejë kjo festë për t’u afruar me njëri-tjetrin

Në ditën e Fitër Bajramit, Presidentja Vjosa Osmani uron që kjo festë të shërbejë për t’u afruar me njëri-tjetrin.

Presidentja Vjosa Osmani nis shkrimin e saj me urimin që festa e Fitër Bajramit të kalojë në atmosferë dashurie, shprese, solidariteti e humanizmi.

“Uroj që Fitër Bajrami të kalojë në atmosferë dashurie, shprese, solidariteti e humanizmi. Kjo festë që shënon përfundimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, karakterizohet me solidaritet ndërnjerëzor, një trashëgimi e jona e bartur ndër breza. Le të shërbejë kjo ditë feste për t’u ofruar me njëri-tjetrin, sikurse edhe për t`i mbështetur njerëzit e tjerë në nevojë. U pranofshin lutjet tuaja dhe sakrifica përgjatë muajit të Ramazanit dhe ju përcjelltë gjithnjë shëndeti, mbarësia dhe begatia në familjet tuaja!Me fat Fitër Bajramin!”, thuhet në urimin e presidentes Osmani.