Presidentja kroate: Vukovari ka qenë dhe gjithmonë do të jetë kroat

Vukovari është simbol i zhvillimit të Kroacisë, ai ka qenë dhe gjithmonë do të mbetet kroat, ka thënë sot presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviq me rastin e Ditës së qytetit të Vukovarit.

Presidentja e Kroacisë në Vukovar, ku është mbajtur mbledhja solemne e Këshillit komunal, ka thënë se “më e rëndësishmja, por edhe historja më pikëlluese e Kroacisë është shkruar pikërisht në Vukovar” dhe se ajo “është shkruar në shpirtin e të gjithë kroatëve”, transmeton Ballkani.info.

“Ato momente në bodrume me fqinjtë tanë të cilët deri atëherë ndoshta as nuk janë përshendetur me njëri-tjetrin, kur se bashku me ata luteshim për Vukovarin, për njerëzit e Vukovarit, këto ishin momentet kur e kemi ndjerë bashkimin e popullit, kur e kemi ndjerë se jemi njerëz, që jemi kroatë, që jemi qytetarë kroatë dhe mbi të gjitha dëshirojmë ta mbrojmë qytetin”, ka thënë ajo. /Ballkani.info/