Presidentja e PE: Ballkani Perëndimor duhet të marrë një sinjal të fortë nga BE

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, tha për N1 Zagrebit se bisedimet me Serbinë në lidhje me vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë ishin të qarta.

“Çdo vend që dëshiron të anëtarësohet në BE duhet të respektojë plotësisht sanksionet që kemi vendosur ndaj regjimit më brutal”, tha Metsola, duke iu referuar Serbisë si i vetmi vend në rajon që nuk u përputh me sanksionet e BE-së.

Sipas Metsola, BE-ja nuk do të ndalet me përgjigjen proporcionale ndaj Rusisë derisa Ukraina të fitojë, raporton European Western Balkans.

Duke folur për perspektivën e vendeve që duan anëtarësimin në BE, ajo tha se Ballkani Perëndimor duhet të marrë një sinjal të fortë nga BE-ja.

“Të rinjtë nga ato vende ishin të uritur për BE-në dhe ne e hodhëm vështrimin larg, pavarësisht rrezikut që ata të ktheheshin nga ana tjetër. Unë dua që Ballkani Perëndimor të marrë një sinjal të fortë. BE-ja është në udhëkryq dhe Evropa është e nevojshme më shumë se kurrë”, tha Metsola.

Ajo shtoi se pajtohet me statusin kandidat për Bosnjë dhe Hercegovinën dhe mbështet liberalizimin e regjimit të vizave për Kosovën.

“Është turp që disa vende trajtohen ndryshe nga të tjerët. Dua që institucionet dhe shtetet anëtare, veçanërisht ato në sallën e pritjes për një kohë të gjatë, të jenë aleatë”, përfundoi Metsola.