Presidenti Thaçi zhvillon bisedë telefonike me Pacollin për situatën politike në vend

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, do të zhvillojë një bisedë telefonike me kryetarin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollin.

Kjo bisedë do të zhvillohet për të biseduar për hapat që duhet të ndërmerren për tejkalimin e situatës së re politike të krijuar pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

Takimi i cili ishte i paraparë të mbahej në Kuvendin e Kosovës, nuk është realizuar, pasi që Pacolli gjendet në Zvicër dhe për shkak situatës nga virusi nuk ka pasur mundësi të vijë në takim.

Pas zhvillimit të kësaj bisede, presidenti Thaçi pritet ta takoj kryetarin e Listës Serbe, Goran Rakiq, duke vazhduar pastaj edhe me përfaqësuesit tjerë politik të opozitës.