Presidenti Thaçi: Përpara Kosova!

Pak minuta para fillimit të ndeshjes Kosovë-Angli, presidenti Hashim Thaçi, i ka dhënë mbështetje kombëtares kosovare.

Na ndajnë edhe pak minuta para ndeshjes në mes të Kosovës dhe Anglisë, e fundit sa i përket kualifikuesve për Kampionatin Evropian 2020, shkruan lajmi.net.

Presidenti kosovar, Hashim Thaçi, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, është shprehur mjaft krenar me kombëtaren e Kosovës.

Madje Thaçi “Dardanët”, i ka quajtura tifozë të flaktë.

Postimi i plotë i Thaçit pa ndërhyrje:

Me mikpritjen tonë i fituam zemrat e botës, ndërsa sonte duhet ta fitojmë edhe betejën në fushën e gjelbër kundër Anglisë.

Krenar me kombëtaren tonë dhe tifozët e flaktë.

Përpara Kosova!.