Presidenti Thaçi ngushëllon për vdekjen e nënës së Fehmi Lladrovcit: I qoftë i lehtë dheu i Kosovës

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka shprehur ngushëllime familjes Lladrovci për vdekjen e nënës së heroi Fehmi Lladrovicit dhe kryetarit të Drenasit Ramiz Lladrovcit.

Thaçi ka thënë se familja Lladrovci ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Familja Lladrovci ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në të gjitha periudhat e lëvizjes sonë kombëtare”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë:

Sot ndërroi jetë Nëna Shefkie Nika – Lladrovci, nëna e heroit të Kosovës, komandantit të shquar Fehmi Lladrovci. Familja Lladrovci ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në të gjitha periudhat e lëvizjes sonë kombëtare. Familjes Lladrovci dhe gjithë miqve të saj, i shpreh ngushëllimet më të thella për vdekjen e Nënës Shefkie. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!.