Presidenti Hashim Thaçi sapo i ka shpallë zgjedhjet e parakohshme për kryetarë të katër komunave të veriut të vendit.
Kryetarët e këtyre katër komunave, Mitrovicë Veriore, Leposaviq, Zubin Potoku dhe Zveçan nga Lista Serbe, kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre më 27 nëntor të vitit të shkuar.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të kompetencave kushtetuese dhe ligjore, duke marrë parasysh shkresën e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal dhe pas një procesi të konsultimeve përkatëse me partitë politike dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, sot ka nxjerr vendimin për caktimin dhe shpalljen e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetar në komunat: Mitrovica e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan”, thuhet në njoftimin për media.
Shkas për dorëheqje, sipas tyre, ka qenë vendosja e taksës nga qeveria e Kosovës ndaj mallrave të Serbisë.







